Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në një postim në faqen e tij në facebook ka kërkuar që të gjithë t’i respektojmë masat në parandalimi e virusit. Çdonjëri nga ne kemi obligim t’i respektojmë masat. Të mbajmë maskën, të ruajmë distancën fizike dhe higjienën personale.
Te dashur qytetarë,Tani jemi në valën e re të pandemisë COVID-19 dhe numri i të infektuarve javën e kaluar ishte më i larti që nga fillimi i pandemisë. Vetëm dje u evidentuan 337 raste të reja me COVID-19 dhe 7 qytetarë humbën jetën për shkak të virusit.Bazuar në statistikat zyrtare, Prizreni ka kaluar relativisht mirë deri më tani dhe në krahasim me komunat më të mëdha, ka më së paku të infektuar për kokë banori (5 për 1000 banorë). Por kjo duhet të na bëjë edhe më vigjilentë në respektimin e masave, ngase potenciali i përhapjes së virusit në komunën tonë është shumë i lartë.Në parandalimin e virusit, rolin kyç luajmë ne qytatarët. Çdonjëri nga ne kemi obligim t’i respektojmë masat. Të mbajmë maskën, të ruajmë distancën fizike dhe higjienën personale.Inspektorati dhe policia janë në detyrë 24 orë. Bizneset, sidomos ata që ofrojnë shërbime gastronomike, duhet të kujdesen për higjienën dhe që çdo punëtor të mbajë maskë.Sipas raportimeve, reparti infektiv në QKUK tanimë është mbushur dhe sistemi ynë i shëndetësisë ka kapacitete të limituara për ofrimin e shërbimeve, andaj çdonjëri nga ne duhet të jemi aktiv që ta ruajmë shëndetin publik, ashtu që situata të mos del jashtë kontrollit.Të mbulojmë gojën dhe hundën me maskë! Të mbajmë higjienën! Të ruajmë distancën! —-Mytaher Haskuka
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku pas dështimit të 21-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se vendi e institucionet po vazhdojnë të mbesin peng, sipas saj, i...
Stërvitja më e madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 2025” do të nis sot me pjesëmarrjen e mbi 25,000 ushtarëve nga 29 shtete aleate dhe partnere të NATO-s.
Kosova dhe...
Edhe java e ardhshme sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike.
Sipas Institutit, ndërmjet 26 datave 26 dhe 30 maj në Kosovë do të ketë mot...
Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji...
Programit Botëror i Ushqimit njoftoi se janë plaçkitur 15 kamionë me ndihma humanitare në pjesën jugore të Gazës.
Kamionët po transportonin miell për furrat e...
Tuneli i Llogarasë është hapur pas një periudhe shtatë mujore, ndërkaq hapja e këtij tuneli shkurton distancën drejt bregdetit të jugut.
Shumë qytetarë dhe makina...
Donatorët mund të preken nga sëmundjet e transmetueshme nëpërmjet gjakut dhe moti ekstrem, ndërkohë që kërkesa për gjak mund të rritet, sipas një studimi...
Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Besnik Krasniqi, ka reaguar ndaj praktikave të punësimit nga pushteti lokal, duke...
Bota e kriptomonedhës është plot me zhurmë, spekulime dhe nganjëherë projekte që ngrenë shqetësime serioze për transparencën dhe legjitimitetin. Një projekt i tillë që...